Duke u lansuar tre muaj më parë në 70 shtete, seria e Galaxy S10 e Samsung ka marrë disa vlerësime shumë të mira.
Në fillim, S10 + ishte në dispozicion në një numër të ngjyrave duke përfshirë Prism Blue, Flamingo Pink, Prism Black dhe Prism White, ndërsa S10e erdhi edhe në Prism Green dhe Yellow Canary, si opsione shtesë.
Natyrisht, nëse ju kujtohet nga pajisjet e mëparshme Galaxy S, Samsung ka prezantuar më vonë variantet e reja të ngjyrave në muajt pas lansimit fillestar, të tilla si Sunrise Gold dhe Burgundy Red në modelet e Galaxy S9 dhe S9 + vitin e kaluar.
Këtë vit duket se nuk do të jetë ndryshe, me një ngjyrë të re duke u shtuar në rang, e emëruar si “Cardinal Red”.
Megjithatë, duket se modelin e kuq mund ta merrni vetëm nëse jeni gati për të blerë Galaxy S10 ose S10+ me 128GB hapësirë dhe 8GB RAM, ndërkohë që ngjyra mungon nga modelet me specifika më të larta.
S10e gjithashtu pritet të marrë ngjyrën e re, megjithëse nuk duket se është ende në dispozicion, por mund të kufizohet vetëm në tregun e Evropës Perëndimore. /Telegrafi/