Qualcomm zbuloi procesorin e tyre të ri Snapdragon 855 në samitin vjetor Snapdragon më parë këtë muaj. Sistemi i ri ka një numër përmirësimesh mbi procesorin e mëparshëm të kompanisë, duke përfshirë performancën, përpunimin më të mirë të videos dhe mbështetjen për rrjetet 5G.
OnePlus tashmë ka konfirmuar planet për të përdorur Snapdragon 855 në telefonin e saj të parë OnePlus 7, vitin e ardhshëm.
Megjithatë, partneri i dukshëm i lansimit të procesorit është seria Galaxy S10. Në vitet e mëparshme, Samsung ka qenë pothuajse gjithmonë kompania e parë për të mbështetur procesorin e fundit nga Qualcomm me gamën e tyre Galaxy S.
Tipari kryesor në mesin e përditësimeve të procesorit të ri është aftësia për të shtuar një efekt të trubullt të stilit të bokeh në sfondin e çdo fotoje, në kohë reale. Snapdragon 855 përdor diçka të njohur si “algoritme të segmentimit në kohë reale” dhe thuhet se është më e mirë se efekti që aktualisht mund të arrihet me modalitetet e portretit që janë në dispozicion në iPhone XS, Google Pixel 3 dhe Huawei Mate 20 Pro.
Shtimi i efekteve tek fotot në kohë reale kërkon një sasi të konsiderueshme kapaciteti të përpunimit – diçka që nuk ishte e mundur me versionet e mëparshme të serisë Qualcomm Snapdragon.
Procesori i sinjalit të imazhit Spectra 380 që fshihet brenda Qualcomm Snapdragon 855 gjithashtu mburret me aftësinë për të shkrepur portrete Ultra HD me HDR.
Për më shumë, Qualcomm është duke u larguar nga JPEG në imazhe HEIF. Megjithëse JPEG ka qenë formati i imazhit të preferuar për dy dekadat e fundit, këto dokumente nuk mund të ruajnë HDR, vizionin kompjuterik dhe madje as videot e shkurta. HEIF është formati i miratuar nga Apple për të shtuar videoklipet në funksionin e tyre, Live Photos.
Samsung tashmë mundëson Galaxy S9 dhe Galaxy Note 9 të rregullojnë nivelin e sfondit bokeh, në sfond të fotografive të tyre Live Focus.
Megjithatë, të gjitha aftësitë e reja të Snapdragon 855 mund të lejojnë Samsung të shtojnë atë veçori në kamerë, në kohën reale. /Telegrafi/