Telegrafi

Galaxy S10 me 5G është parë online, në një zhvillim të softuerit për pajisjen

Samsung Galaxy S10 do të vijë me 5G dhe kompania aktualisht është duke punuar në përsosjen e softuerit për të tani. Samsung ka thënë se fillimisht do të nisë modelet e saj Galaxy S10, në ngjarjen zyrtare të 20 shkurtit, vetëm për t’u pasuar nga një variant 5G më vonë në mars. Tani ky model, i quajtur Galaxy S10 X, është shfaqur në një përditësim të ri.

Sipas Sam Mobile, numri i modelit për këtë S10 me 5G ishte parë në një zhvillim të softuerit. Numri, thotë SM, është G977NKSU0ASA6, që është e lidhur me Korenë e Jugut. Modelet 5G të SHBA dhe Evropës nuk u përmendën.

Specifika të tjera në Samsung Galaxy S10 X me 5G përfshijnë një ekran Super-AMOLED me 6.7 inç, një bateri të madhe prej 5000 mAh dhe katër kamera të pasme. /Telegrafi/