Telegrafi

Galaxy S III në shitje prej muajit prill?

Ka shumë thashetheme të cilat thonë se Samsung Galaxy S III do të zbulohet në MWC 2012, ndërsa shitja e këtij modeli do të fillojë në prill të vitit 2012.

Sipas Eldar Murtzain, Samsung Galaxy S III do të posedojë kamerën e pasme me 12 mega-piksel, ndërsa modeli më i ri i telefonit të Samsung do të ketë edhe shumë karakteristika tjera të rëndësishme.

Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S III përfshijnë edhe ekranin e ndjeshëm në prekje në teknologjinë HD multi-touch, rezolucionin 1280 x 720 piksel, procesorin 1.6GHz dual core Samsung Galaxy S III, 2GB RAM, dhe shumë specifika tjera të veçanta. / Telegrafi /