Telegrafi

Galaxy Note II me çmim prej 300 dollarëve

 Kur pajisja ishte lajmëruar për T-Mobile, nuk kishte detaje rreth çmimit por tani duket se Galaxy Note II do të shitet me një çmim prej 299 dollarëve në kompaninë telefonike. Detajet rreth çmimit u bën të ditura nga Walmart dhe u morën nga TMO News.

Po supozojmë se ky çmim vlen për nënshkrim të kontratës dy-vjeçare me kompaninë, edhepse ende nuk ka konfirmim për mënyrën e shitjes së pajisjes nga kompania.

Galaxy Note II posedon ekran 5.5 inç, HD Super AMOLED me rezolucion prej 1280×720 piksel, procesor quad core 1.6GHz dhe versionin më të fundit të sistemit operativ nga Google, Android Jelly Bean.

Produkti gjithashtu është i pajisur me stilolapsin nga Samsung, S-Pen stylus. /Telegrafi/