Telegrafi

Galaxy Note 7 me ekranin më të mirë prej gjithë telefonave!

Samsung ka lansuar zyrtarisht modelin e ri Galaxy Note 7 një javë më herët. Pajisja përfshin disa prej specifikave më të mira ndonjëherë të cilat e kanë veçuar atë në tregun e pajisjeve të reja.

Ndërkohë sipas një raporti të ri nga DisplayMate, Galaxy Note 7 ka ekranin më inovativ dhe me performancat më të mira ndonjëherë.
Sipas testimeve të DisplayMate, del se ekrani i Galaxy Note 7 ka ekranin me rezolucionin më të lartë, kontrastin më të madh në dritë të ambientit dhe proporcionin e kontrastit më të lartë.

Galaxy Note 7 vjen me ekran prej 5.7 inç Quad HD me teknologjinë Super AMOLED, të lakuar në qoshe dhe me xham Gorilla Glass 5. Pajisja del në shitje më 19 gusht.