Telegrafi

Galaxy Note 6 sjell 6GB RAM?

Sipas një raporti të ri thuhet se Galaxy Note 6 do të vijë me ekranin prej 5.8 inç si dhe me 6GB RAM.

Note 6 thuhet se do të vijë me procesorin Exynos 8990 ngjashëm sikurse në Galaxy S7, me cilësinë e ekranit në 4K dhe QHD.

Sa më shpejt që do të ketë detaje të reja rreth Samsung Galaxy Note 6, duke përfshirë specifikat e plota dhe një datë të mundshme të lansimit, ne do ta publikojmë lajmin për fabletin e ri dhe të shumë-pritur të Samsung.