Telegrafi

Galaxy Note 6 mund të sjell ekranin me 4K?

Dje gjatë ditës ishte thënë se fableti i ri i Samsung – Galaxy Note 6 mund të fillojë pak më herët këtë vit, sepse është thënë se i njëjti do të debutojë në qershor ose korrik së bashku me versionin e ardhshëm të sistemit operativ mobil të Google, Android N.

Ndërsa tani duket se kemi disa informacion më shumë mbi fabletin. Sipas njërit prej burimeve të reja thuhet se Samsung Galaxy Note 6 do të jetë pajisja e parë mobile nga Samsung, e cila do të shfaqë një ekran me 4K.

Galaxy Note 6 me sa duket do të shfaqet me ekranin prej 5.7 inç në 4K, ngjashëm sikurse Sony Z5 Pro që vjen me një ekran 4K. Samsung do të ketë rezolucionin 4K gjithë kohës.

Ajo që të dyja burimet e kanë të përbashkët është fakti se fableti i ri i Samsung mund të vijë me 6GB RAM dhe memorien 256GB UFS.

Note 6 do të përdorë procesorin e Qualcomm Snapdragon 820 ose Samsung Exynos 8990, ngjashëm sikurse në Galaxy S7 dhe S7 Edge.