Telegrafi

Galaxy Note 5 lëshohet para kohe, shkaku i iPhone 6S Plus?!

Prej vitit 2011, Samsung ka zbuluar disa modele të reja të fabletit Galaxy Note në panairin e IFA, që zakonisht mbahet në shtator.

Këtë vit megjithatë pritjet janë që kompania jugkoreane ta bëjë zbulimin e gjeneratës së re të fabletit të saj Galaxy Note 5 në mes të muajit gusht për të përfituar kohë para lansimit të modelit të ri të iPhone, që gjithashtu pritet të zbulohet gjatë shtatorit.

Sipas The Ëall Street Journal thuhet se kjo do të ndodhë kësaj radhe dhe për këtë arsye me Galaxy Note 5.

Apple e ka prezantuar modelin e ri të fabletit të saj 5.5-inç iPhone 6 Plus vetëm gjashtë ditë pas prezantimit të Galaxy Note 4 në IFA, dhe për këtë, kësaj radhe Samsung nuk dëshiron të përballet me situatën e njëjtë. (Telegrafi)