Telegrafi

Galaxy Note 4 me ekran prej 5.7 inç

Sipas GSMArena thuhet se disa nga specifikat kryesore të telefonit më të ri të Samsung tashmë janë parë në një dokument të kompanisë.
Mes tjerash do të jetë edhe ekrani me diagonalen prej 5.7 inç me 1440p dhe densitet prej 515 PPI. Sipas dokumentit të cilin e citon GSMArena, Note 4 është koduar me emrin "Muscat" dhe njihet si Project T brenda Samsung.

Përveç tjerash, Galaxy Note 4 thuhet se do ta ofrojë edhe ekranin YOUM në tri anë.
Ekranet e bazuara në YOUM thuhet se lejojnë leximin e njoftimeve edhe nga anët e ndryshme të shikimit.

Edhe pse ende nuk dihet asgjë lidhur me datën e lansimit zyrtar, besohet se data e mundshme e prezantimit të Galaxy Note 4 do të jetë shtatori i këtij viti, përkatësisht panairi IFA. /Telegrafi/