Telegrafi

Galaxy Mega, fablet i lirë nga Samsung?

Emri i kësaj pajisje vjen pasi ekrani i saj do të jetë në diagonale prej 6.3 inç. Projekti për modelimin e fabletit të ri, i cili është koduar me emrin “Mobius” thuhet se do ta sjell një fablet me çipin dual-core të Exynos, kamerë të pasme me 8 mega-piksel dhe atë të përparme me 2 mega-piksel.

Në anën tjetër, sipas Sammobile thuhet se Galaxy Mega do të vijë me ekran të ndjeshëm në prekje me 5.8 inç, me ndërfaqe prej 960 x 540, 1.4GHz Exynos CPU dhe 1.5GB RAM.

Nëse bazohemi në këto të dhënat, mund të vijmë në përfundim se bëhet fjalë për një pajisje mesatare nga Samsung, të cilën mund ta blejnë më shumë konsumatorë në mbarë botën. Kjo, sepse çmimi i pajisjes pritet të jetë më i lirë, pasi specifikat e Mega nuk do të mund të konkurrojnë për shembull me ato të Galaxy S4. / Telegrafi /