Samsung zbuloi grupin e parë të telefonave të mençur nën serinë e rifreskuar Galaxy A në fund të muajit të kaluar, gjegjësisht Galaxy A30 dhe A50. Të dy telefonat kanë të njëjtën ekran FHD + 6,4 inç, të dizenjuar nga gjigandi i teknologjisë së Koresë së Jugut si Infinity-U.
Tani, një informatë e re sugjeron që një tjetër telefon i përmirësuar Galaxy A do të bëhet pjesë e serisë, së bashku me Galaxy A40 dhe A90. Shfaqur nga SlashLeaks, detajet e asaj që besohet të jetë Galaxy A60 kanë dalë në internet, duke zbuluar një pajisje mesatare që nuk është për t’u anashkaluar.
Lista e specifikave tregon një ekran Super-AMOLED prej 6.7 inç me rezolucion Full HD + dhe një nivel të ekranit që duket të ketë një dizajn të ngjashëm me atë të A30 dhe A50. Veç kësaj, sensori i gjurmëve të gishtërinjve thuhet se është i integruar në ekran.
Galaxy A60 thuhet se do të mundësohet nga një procesor Qualcomm SM6150 për telefonat mesatar, një procesor që thuhet se është në zhvillim që nga viti i kaluar së bashku me SM7150 por ende nuk është njoftuar. Procesori ka të ngjarë të çiftëzohet me 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB hapësirë të ruajtjes.
Bateria e pajisjes do të jetë gjithashtu masive – 4.500mAh – tregon lista spekulative. Në aspektin e optikës, supozohet të ketë një kamerë të trefishtë, e përbërë nga një sensor kryesor 32MP, një sensor 5MP dhe një kamerë frontale me kënd të gjerë 8MP. Së fundi, dokumenti duket se sugjeron një lansim diku në prill, përcjell Telegrafi. /Telegrafi/