Sipas Sammobile, modelet evropiane të Samsung Galaxy A5 dhe Galaxy A3 tani janë në dispozicion, dhe kjo është një tregues i qartë se telefonat do të debutojnë së shpejti edhe në kontinentin tonë.
Për ata që kanë harruar, Samsung Galaxy A5 përmban një ekran HD me diagonalen prej 5 inç me një rezolucion prej 1280 x 720 pikselëve, procesorin quad core Snapdragon 410, 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, si dhe mundësinë e zgjerimit të hapësirës me kartelën microSD.
Karakteristikat e tjera në Galaxy A5 përfshijë edhe kamerën e përparme me 5MP, atë të pasmen me 13MP, baterinë me 2300mAh si dhe Android 4.4.4 Kitkat.
Samsung Galaxy A3 vjen me një ekran pak më e vogël në 4,5 inç, rezolucionin qHD prej 540 x 960 pikselëve, procesorin Snapdragon 410, 1.5GB RAM dhe 16GB memorie. (Telegrafi)