Tashmë dihet se çfarë hardueri gjendet në brendësi të telefonit Galaxy A5 (2018).
Raportimet e fundit sugjerojnë se dizajni i përgjithshëm i telefonave të serisë 2018 A është i fokusuar në Galaxy A5 dhe A7. Pajisjet do të kenë sensor për skanimin e gishtërinjve nën kamerë.
Po ashtu, seria A e telefonave do të ketë edhe tastierën Bixby. Samsung sjell opsionin që tastiera të pamundësohet nëse këtë e dëshiron përdoruesi.
Dizajni i anës së përparme tregon për Infinity Display, që nuk është i pazakonshëm, pasi që seria A zakonisht një vit pas serisë S merr funksionin premium.