Site icon Telegrafi

Galaxy A30 tani i gatshëm për treg, prej 230 dollarëve

Menjëherë pas ngjarjes Unpacked ku Samsung lansoi serinë Galaxy S10, gjiganti i teknologjisë së Koresë së Jugut prezantoi edhe Galaxy A30 së bashku me Galaxy A50; dhe që nga sot, Galaxy A30 ka hyrë në shitje në SHBA.

Galaxy A30 mund të blihet nga një numër shitësish amerikanë, përfshirë B & H dhe Newegg. Në B & H, variantin 32GB mund ta porositni për 230 dollarë dhe 64GB për 250 dollarë.

Njësitë e telefonit shiten në opsione me ngjyrë të zezë, blu dhe të bardhë dhe vijnë me një garanci njëvjeçare.

Në Newegg, telefoni është pak më i lirë, në 230 dollarë (vetëm varianti 64GB) me një mundësi kthimi prej 30 ditësh.

Galaxy A30 është pjesë e serisë së përditësuar të Samsung Galaxy A. Pajisja posedon një ekran 6.4-inch FHD+ Super AMOLED me Infinity-U.

Brenda, A30 paketon 3 ose 4GB RAM dhe 32 ose 64GB hapësirë të brendshme që mund të zgjerohet deri në 512GB nëpërmjet një kartele microSD.

Pajisja gjithashtu ka një bateri masive 4,000 mAh dhe, sigurisht, punon në Android 9.0 Pie. /Telegrafi/

Exit mobile version