Telegrafi

Galatasaray transferon Drogban

Televizioni LigTV raporton se klubi nga Stambolli ka arritur marrëveshje personale me lojtarin si edhe me klubin kinez, Shanghai Shenhua.

Ish-sulmuesi i Chelseat ka nënshkruar kontratë prej një vjet e gjysmë, ndërsa do të përfitojë rreth pesë milionë euro për sezon.

34-vjeçari është emri i dytë i madh që transferon Galatasaray, që ditë më parë siguroi shërbimet e mesfushorit holandez Wesley Sneijder nga Interi. /Telegrafi/