Telegrafi

Galata e pret Sneijderin deri më 5 shkurt

 Gjiganti turk ka arritur marrëveshjes prej 10 milionë eurosh me Interin për holandezin, por vet lojtari po e vonon transferin pasi nuk mund ta vendosë të ardhmen.

Liverpooli po ashtu ka shprehur interesim dhe është klubi anglez ai që e ka vënë në dilemë Sneijderin, përkundër kushteve fantastike të ofruara nga Galata për të.

“Ne nuk kemi probleme me Sneijderin e as Interin. Ata kanë pasur një mosmarrëveshje për shkaqe financiare. Është një mospajtim prej dy milionë eurosh që po vështirëson gjërat”, ka potencuar një zyrtar i lartë i klubit turk.  /Telegrafi/