Gal Gadot do të bëhet sërish nënë.
Ylli i “Wonder Woman”, 35 vjeçe, konfirmoi të hënën se është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë – pasi fansat filluan të spekulojnë në “Golden Globes 2021” të dielën në mbrëmje.
“Shkojmë sërish”, shkroi ajo në Twitter përmes një fotografie krah bashkëshortit Yaron Varsano dhe dy vajzave: Maya dhe Alma.
Fansat fillimisht vunë re veshjen e Gadot në Globes, ndërsa mahniti me një fustan të bardhë të gjerë të Givenchy.
“Golden Globes 2021” ndërkaq u mbajtën mbrëmë në vende të ndryshme për shkak të pandemisë së coronavirusit.
https://twitter.com/GalGadot/status/1366425834752507907
Filmi “Nomandland” nga Chloe Zhao dhe “Borat Subcendent” nga Sacha Baron Cohen, fituan çmimet kryesore të ngjarjes.
Ndërsa, seritë e preferuara ishin “The Queen’s Gambit”, “The Crown” e “Schitt’s Creek”. /Telegrafi/