Site icon Telegrafi

Gakpo i lumtur për golin e parë me Liverpoolin, por ai do të donte të shënonte në ndonjë ndeshje tjetër

Liverpooli fitoi ndaj Everton në ‘Anfield’ me rezultat 2-0, ku njërin nga golat e shënoi holandez Cody Gakpo.

Sulmuesi që kishte ardhur nga PSV në këtë afat, realizoi golin e parë në “ishull” dhe për këtë është i lumtur.

Duke folur për mediat pas këtij takimi, lojtari u shpreh se për të ishte një ndeshje shumë e mirë.

“Jam i lumtur për golin, por më shumë për suksesin. Ishte një ndeshje shumë e mirë. Më është dashur të pres pak për këtë moment, sepse mendoj se çdo lojtar ëndërron të shënojë në ndeshjen debutuese, por tani jam vërtet shumë, shumë i lumtur”.

“Ëndrra është që të shënosh në minutën e parë të ndeshjes së parë që luan. Në fund më është dashur të pres pak, por jam shumë i kënaqur që munda ta shënoj këtë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HzjKmSV4AQM

Exit mobile version