Telegrafi

Gago i painteresuar të kalojë në Atletico Madrid

Atletico kishte menduar një transferim të Gagos, i cili mund ta ketë vështirë të gjejë vend në formacionin e parë të Realit pas arritjes së Xabi Alonsos.

Sidoqoftë, sipas Marca, Gago ka porositur agjentin e tij ta informojë Atleticon se ai nuk është i interesuar të lëvizë në këtë drejtim.

Gago duket se është i bindur se ai do të luajë mjaft me Realin për të siguruar një vend në Kupën Botërore në fund të sezonit të ardhshëm.

Edhe Real Madrid ka deklaruar se e sheh Gagon si pjesë të rëndësishme të ekipit, pavarësisht pranisë së Alonsos dhe Lassanna Diarras.