Telegrafi

Gago i lumtur me rikthimin në mesfushën e Realit

Mesfushori argjentinasi është kthyer në planet e trajnerit Manuel Pellegrini duke zënë vendin e Lassana Diarra.

“Nuk më pëlqen kur nuk luaj dhe ka pasur momente të vështira, por kjo më ka bërë të rritem. Kurrë nuk kam ndaluar së ndjeri si futbollist”.

“Ne duhet të gjithë të gjejmë qëllimet në jetë dhe unë doja të luaj. Vazhdoj të punoj, nuk mungoj në stërvitje dhe nuk jam ngurrues. Sot jam falënderues ndaj futbollit”, ka thënë Gago./Telegrafi/