Gagica ka theksuar se diaspora ka kontribuar për një Kosovë të lirë dhe t pavarur, duke shtuar se ata presin një vend më të mirë.
Ai tha se nuk është inkuadruar aktivisht në politikë ngase një kohë ka qenë i sëmurë, pastaj ka ndodhur ndarja LDK-së, ku nuk dihej se kush do të mund ta zëvendësonte Irahim Rugovën.
Tha se ishte i dëshpëruar edhe me vjedhjen e votave në Kosovë, duke shtuar se kur ka konkurruar si deputet, iu kanë vjedh votat.
Gagica ka theksuar se nuk e di se Rugova ka lënë ndonjë testament, por i beson deklaratës së Fatmir Sejdiut ngase ai ka qenë Sekretar i tij për shumë vite.
Aktivisti i LDK-së e ka quajtur mosbesuese Kryesinë e Lidhjes Demokratike sa i përket koalicionit me PDK-në, duke shtuar se ka zhgënjime me një veprim të tillë.
Ai ka theksuar se shumica e anëtarëve të LDK-së janë për ndryshime, por kryesia e saj nuk ka dhënë ende shenja se po shkon drejt atyre ndryshimeve.
Gagica ka theksuar se tash për tash nuk ka ambicie të jetë kandidat për kryetar të LDK-së, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë ta bëjë në të ardhmen . Ai ka theksuar se kryetari i tanishëm i LDK-së është i lodhshëm me udhëheq me LDK-nën duke shtuar se edhe ai madje e ka këtë të qartë.
Sipas tij, besimi ndërkombëtar i Kosovës është zbehur shumë.
Ai tha se qytetari i Kosovës është lodhur dhe ka nevojë për një jetë më të mirë.
Derisa për fraksionet në LDK, Gagica ka theksuar se ka dhe krijohen hapësira edhe me emërimin e zv.ministrave apo drejtorëve. “Ky është një sinjal mjaft i keq. LDK ka nevojë t’i nënshtrohet një procesi të mirëfilltë demokratik”, tha ai.
Për Isa Mustafën tha se s’ka qenë kurrë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, por ka qenë ministër. Tha se Mustafa nuk ka dhënë shenja se ai mund të bëjë ndryshime në LDK, por edhe për qytetarët e saj.
“Mustafa bëri koalicion me PDK-në pa e pyetur askënd”, tha ai, duke potencuar se Isa Mustafa nuk duhet të kandidohet më për kryetar të LDK-së, “ngase nuk ka dhënë shenja se mund të japë ende kontributin në LDK”.
Sipas Gagicës, LDK duhet t’i zgjidhë problemet brenda vetes, duke shtuar se ai nga zgjedhjet e LDK-së pret një lidership më serioz nga baza deri në krye. /TV Rrokum/