Telegrafi

Gafë nga De Gea, Calvert-Lewin shënon gol të çuditshëm për ta kaluar Evertonin në epërsi

Ka startuar me gol derbi i javës së 28-të në Ligën Premier mes Evertonit dhe Manchester Unitedit.

Kanë qenë vendasit që kanë kaluar në epërsi vetëm pas tre minutave lojë.

Në fakt skuadra vendase duhet ta falënderojë portierin mysafir David De Gea për një gafë.

Spanjolli e mbajti topin në zonën e tij më shumë se që duhet dhe në momentin që e goditi atë ishte sulmuesi Calvert-Lewin që e zuri duke shënuar njërin nga golat më të çuditshëm këtë edicion në Ligën Premier.

Kaq ka mjaftuar që De Gea të tallet shumë në rrjetet sociale nga tifozët e futbollit. /Telegrafi/