Site icon Telegrafi

Gafat e udhëheqësve botërorë, me mikrofonin hapur (Video)

Në hapësirën e vetëm një dite, dy njerëzit më të pushtetshëm të Britanisë – Mbretëresha Elisabetë II dhe Kryeministri David Cameron – janë vetëdijësuar publikisht për rreziqet e një mikrofoni të ndezur.

Cameron ishte i pari, kur fjalët e tij të sinqerta drejtuar Mbretëreshës për Nigerinë dhe Afganistanin – duke i quajtur “tmerrësisht të korruptuar” dhe “ndoshta dy prej vendeve më të korruptuar në botë” – u kapën në kamera.

Komentet shkaktuan një stuhi të vërtetë në internet, si dhe një reagim të fortë nga zëdhënësi i rezidentit nigerian, i cili tha se ato ishin “të turpshme”.

Menjëherë më pas, u shfaqën pamje të Mbretëreshës, që i thoshte një zyrtari të Policisë Metropolitane se zyrtarët kinezë kishin qenë shumë “të pasjellshëm” gjatë vizitës së parë shtetërore të presidentit Xi Jinping në Britani vitin e kaluar – ndoshta duke i ndërlikuar kështu marrëdhëniet me superfuqinë.

Për njerëzit e mësuar të jetojnë nën blicet e medias, është e habitshme se sa shpesh udhëheqësit botërorë harrojnë rregullin e artë të transmetimeve: Gjithmonë mendo që mikrofoni është ndezur.

https://www.youtube.com/watch?v=hKh2NNrLqCY

Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni KËTU

Exit mobile version