Një video e publikuar në internet është shpërndarë me të madhe, pasi që supozohet se në të shihet Jean-Claude Juncker, “duke bërë gafën e radhës”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje në të cilat shihet shefi i Komisionit Evropian, në një konferencë në Bruksel, i cili kishte të mbathura dy këpucë të ndryshme.
Siç thuhet më tej, në një moment, ndërsa Juncker kthehet në podium, këpuca e majtë duket të jetë e zezë, ndërsa e djathta e tij duket të jetë ngjyrë kafe.
Ndërsa ai largohet, ngjyra e këpucëve duket të jetë e njëjtë, duke sugjeruar një iluzion të mundshëm optik.
Megjithatë, video gjithashtu tregon një grua që i afrohet Juncker dhe të dy janë parë duke shikuar këpucët e tij.
Zyrtari i BE-së shihet më pas duke u larguar. /Telegrafi/
#Junker si presenta in pubblico con una scarpa Marrone e una Nera.
Neanche io ai tempi del Cocoricò ero messo così.
Salute?#unodinoi pic.twitter.com/6AfX346RoU— Alessandro 7 (@AlessandroCere7) November 15, 2018