Telegrafi

“Gafat” e Flora Brovinës dhe presioni ndaj saj

Merrte frymë shumë vështirë, edhe kur në foltoren e Kuvendit doli Vjosa Osmani, e cila ankohej për ulëset e deputeteve në Kuvend. Në këto momente, Brovina madje edhe fjalitë nuk mund t’i nxirrte si duhet, duke u treguar e pasigurt në atë që thoshte.

Kjo pasiguri i sjelli presione nga kolegët e saj. Dirigjimet i vinin nga Enver Hoxhaj, të cilin e kishte përballë dhe i cili jepte shenja me dorë që ta ndërpriste seancën dhe të merrte pauzë.

Brovina kërkoi një pauzë, por arsyetimi nuk është se u hëngër nga deputetët e pranishëm në seancë.

Ajo kohë pas kohe kërkonte pauzë, e herë e mbyllte seancën. Brovina doli nga salla së bashku me deputetët e PDK-së, e kur u kthye në vendin e saj ishte ulur Teuta Rugova, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Brovina qysh në hyrje i kërkonte Rugovës që të ndalej. Kolegia e saj filloi të qeshë dhe vazhdoi për të folur, por Brovina ia rrëmbeu mikrofonin.

"Më fal, s’kemi drejtë, s’kemi drejt”, përsëriste Brovina e stresuar.

Deputetë të ndryshëm i shkonin Brovinës gjatë gjithë kohës. Në një moment asaj në vesh shkoi t’i flas edhe kolegia e saj Ganimete Musliu, por Brovina si duket ishte lodhur nga dhe i tha: "Hiqmu".

U përballë shumë edhe me kërkesat dhe me presionin nga deputetja Vjosa Osmani.

Më vonë Brovina pati edhe një telefonatë, e pas kësaj para syve i shkuan edhe Isa Mustafa, Albin Kurti e Ramush Haradinaj.

Brovina u përballë edhe me shefin e saj, Hashim Thaçin.

Në një moment kur deputetet nisën të flasin pa rend dhe të qeshin, Flora nuk u durua dhe foli, pa harruar ta mbyllë mikrofonin :"O qetësohuni bre dreqin, qetash në vend se me fitu…"!

Brovinës iu ofrua edhe Adem Grabovci, i cili i foli për disa sekonda. E, si duket kjo edhe e hutoi kryesuesen, pasi harroi se kush ishte kandidatë për kryeparlamentar nga Partia e saj.

Flora Brovina u përballë edhe me kërkesën për largimin e saj dhe zëvendësimin me një deputete tjetër. Nuk i hiqeshin deputetet Vjosa Osmani dhe Donika Kadaj – Bujupi. Të dyja i kërkonin ta respektonin mocionin që kishin votuar 50 deputetë për zëvendësimin e saj.

Brovina gati thuajse në çdo moment tregonte se nuk e ka të lehtë dhe është aty pa dëshirën e saj.

Ajo e përmbylli seancën prapë me gabime. /KP/