Telegrafi

Gafa e Szczesnyt që i mundësoi Udineses ta barazonte rezultatin

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, ka qenë protagonisti kryesor në ndeshjen ndërmjet Udineses dhe Juventusit, por jo për të mirë.

Bianconerët krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë me anë të Paulo Dybala (3’) dhe Juan Cuadrado (23’).

Mirëpo, në fraksionin e dytë të ndeshjes së zhvilluar në Stadio Friuli, nikoqirët arritën ta barazonin rezultatin.

Kjo falë gabimeve të portierit Szczesny, i cili fillimisht shkaktoi penallti në intervenimin e dytë dhe Roberto Pereyra e konvertoi në gol (51’).

Gafa kulmore e gardianit polak ishte kur pranoi një top nga Leonardo Bonucci dhe nuk e pastroi si duhej, por tentoi ta mashtronte një lojtar kundërshtar dhe topi arriti te Gerard Deulofeu, i cili e futi në rrjetë (83’). /Telegrafi/