Site icon Telegrafi

Gafa e radhës e Meghan Marklet, fustani transparent i zbulon të brendshmet

Meghan Markle (Getty Images)

Një ditë tjetër, një tjetër veshjet katastrofale e një anëtare të oborrit mbretëror të Britanisë së Madhe.

Gjatë turneut të tyre të fundit mbretëror, Meghan Markle dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry, gjetën pak kohë që të përshëndetin fansat e mbledhur në Rotorua të Zelandës së Re.

Bukuroshja 37-vjeçare shtatzënë kishte veshur një fustan të kaltër të markës Givenchy të kombinuar me kamoshi.

Por, fustani ka zbuluar pak më shumë sesa kishte menduar me siguri ish-ylli i filmave hollivudian.

Në fotot e kapura nga tifozët, shihet lehtësisht se çfarë të brendshme kishte të veshur Dukesha e Sussexit.

Lexo po ashtu Gafa e parë në veshje e Meghan Marklet, harron të heq etiketën nga fustani

Por gjatë 16 ditëve të turneut të tyre mbretëror, Meghan ka treguar gjithashtu disa pamje spektakolare edhe në Fixhi dhe Austarali, ku ishte kritikuar prej shumë analistëve botëror.

Ndryshe, Markle pritet që të sjell në jetë një foshnje, gjinia e të cilit nuk është bërë ende i ditur. /Telegrafi/

Exit mobile version