Kanë mbetur më pak se një muaj deri në zgjedhjet presidenciale amerikane, ku kandidatët po vazhdojnë me fushatën elektorale.
Gjithashtu edhe lapsuset e kandidatit demorakt, Joe Biden, fjalimet e të cilit po bëhen virale në rrjetet sociale, raporton foxnews.
I cilësuar nga rivali i tij, presidenti Donald Trump si “Sleepy Joe”, Biden duket nuk shqetësohet për lapsuset, që në fakt po shpërndahen nga ekipi i fushatës së Trumpit brenda SHBA-së, transmeton Telegrafi.
Joe Biden: "I'm running as a proud Democrat for the Senate" pic.twitter.com/7LTFdJQMgF
— Trump War Room (@TrumpWarRoom) October 12, 2020
Biden së fundi pohoi tërthorazi se po kandidon për një vend në senatin e Shteteve të Bashkuara.
“Unë u gjenda në telashe kur po vraponim kundër atij senatori që ishte një Mormon, guvernator”, pohoi ai.
Ndryshe, Biden dhe Trump pritet të kenë edhe një debat të fundit televiziv para se të marrin rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit. /Telegrafi/