Telegrafi

Gafa e prezantuesit: “Mona Lizën” e pikturoi Leonardo di Caprio (Video)

Shepard Smith po i njihte shikuesit me të rejat më të fundit në lidhje me identifikimin e gruas që u bë frymëzim për “Mona Lizën”, por në vend që të thoshte Leonardo da Vinçi, tha Leonardo di Caprio.

Ngatërresa e emrit mund të kishte kaluar pa u vënë re, por shikues të vëmendshëm nuk vonuan të postonin në “Twitter” statuse ironike, që bënë xhiron e botës në pak minuta.

“Leonardo di Caprio pikturoi Rozën në “Titanik”. Fare mirë mund të ketë udhëtuar në kohë për të pikturuar edhe Mona Lizën”, ironizojnë përdoruesit e rrjeteve sociale.