Duke raportuar për vdekjen e reperit amerikan Coolio, prezantuesja e televizionit publik të Serbisë në programin e mëngjesit ka bërë një gafë derisa po lexonte titullin e hitit Gangsta’s Paradise”.
Duke folur se si reperi ndërroi jetë në moshën 59-vjeç, ajo tha se suksesi i tij më i madh ishte kënga “Gangsta’s Paradise” që ishte kolonë zanore e filmit “Dangerous Minds”, transmeton Telegrafi.
Megjithatë për prezantuesen serbe të lajmeve, ky hit ishte paksa i vështirë për t’u shqiptuar, pasi tha “gang staz paradajz”.
Momentin kur prezantuesja shqipton gabimisht titullin e hitit të reperit amerikan, mund ta shihni në videon e publikuar më poshtë.
Ndryshe mediat amerikane sot kanë raportuar se reperi Coolio ndërroi jetën në moshën 59-vjeçare.
Menaxheri i tij Jarez Posey thasë artisti është gjetur pa shenja jete në dyshemenë e tualetit në shtëpinë e mikut në Los Angeles. /Telegrafi/