Telegrafi

Gafa e portierit të Sheffieldit ndaj Liverpoolit bëhet hit në internet

Ka vazhduar rekordi i 100 për qind i Liverpoolit në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur Sheffield Unitedin fal gafës së portierit të tyre, Dean Henderson.

Skuadra e Jurgen Kloppit kishte punë shumë të vështirë në Bramall Lane, derisa lojtarët e Chris Wilderit kishin disa shanse të mira para se Georginio Wijnaldum të shënonte me vollej në minutën e 70-të.

Goditja e mesfushorit të The Reds nuk ishte edhe aq e fuqishme, mirëpo Henderson nuk arriti ta ndalte atë me duar derisa topi i fut në mes të këmbëve të tij.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Sheffield 0-1 Liverpool, Van Dijk ishte heroi i ndeshjes

Liverpooli fitoi fal golit të Wijndaldum, derisa shumë tifozë e kanë kritikuar portierin e Manchester United që është në huazim te Sheffieldi.

Skuadra vendase ishte disa shanse që ta barazonte rezultatin, mirëpo që nuk arritën të tregoheshin të saktë në kuadratin e portës. /Telegrafi/