Site icon Telegrafi

Gafa e pafalshme e portierit në minutat shtesë që ia dhuroi fitoren kundërshtarit (Video)

Gjithçka pritej të përfundonte me barazim (2-2) në ndeshjen ndërmjet CD Guadalajara (të njohur si Chivas) dhe Puebla në kampionatin meksikan, kur kishin mbetur më pak se 100 sekonda nga fundi i ndeshjen, ndërsa portieri i skuadrës mike bëri gafën që ndëshkoi ekipin e tij.

Cristian Campestrini mendoi të fitonte kohë, por bëri një gabim të pafalshëm që i kushtoi skuadrës së tij.

Ai e nisi topin duke e lëshuar nga duart në zonë, por pas tij ndodhej një prej sulmuesve kundërshtarë, i cili u tregua mjaft dinakë duke rrëmbyer topin e më pas e pati të lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Ndeshja ishte e vlefshme për kampionatin meksikan të futbollit dhe vendasve iu nevojit një gafa qesharake e portierit mik për të dalë triumfues nga kjo sfidë.

Në këtë takim interesant, u ndanë dy kartonë të kuq (nga një për secilën skuadër) dhe u shënua një autogol. /TCH/Telegrafi/

Exit mobile version