Prej datës nëntë janar ka nisur Kupa e Afrikës teksa disa nga lojtarët më të mirë në Evropë janë grumbulluar me kombëtaret respektive për të triumfuar në një garë shumë të vlerësuar për këtë kontinent.
Mirëpo, përveç kualiteteve, nga Kupa e Afrikës nuk mungojnë edhe gafat dhe një prej tyre e ka kryer portieri i një prej skuadrave që cilësohet favorite në këtë turne, Bregu i Fildishtë.
Gardiani, Badra Ali Sangare “tradhtoi” shokët e tij teksa bëri një gafë të pafalshme në sfidën ndaj Sierra Leone.
Kombëtarja e Bregut po udhëhiqte me rezultatin 2-1, por në minutat shtesë, Sangare ishte autor i një gafe autore nga e cila përfituan më së miri kundërshtarët duke barazuar rezultatin në 2-2, me këto shifra që nuk ndryshuan deri në fund të takimit.
Megjithatë, Bregu i Fildishtë pavarësisht barazimit, ruan kreun e grupit E me katër pikë. /Telegrafi/
https://streamable.com/xy7ma7