Ivanka Trump, në një restorant të Romës ku ishte së bashku me bashkëshortin, pyeti pronarin e restorantit se cili shenjtor ishte në fotografinë e varur në mur.
Në fakt, ishte fotoja e ish-futbollistit Giorgio Chinaglia, qendërsulmues i Lazios së titullit të dytë kampion në histori.
Ndoshta, Ivanka u ngatërrua pasi fotoja e Chinaglia ishte varur mes një kryqi dhe portretit të Padre Pios. Gjithashtu, në foto, ish-sulmuesi ka shikimin të drejtuar drejt qiellit, transmeton tch.
Chinaglia ka luajtur edhe në SHBA, me New York Cosmos, në periudhën 1976-1983, duke u shndërruar në një nga futbollistët më të famshëm të Amerikës.
Por, për vajzën e Presidentit Donald Trump, në vizitë zyrtare në Romë, ai ishte krejtësisht i panjohur.