Skuadra prizrenase ka shfrytëzuar palestrën e tyre ‘Sezai Surroi’ për të shënuar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Bashkimi ka fituar kundër skuadrës mitrovicase të Trepçës me rezultat 79:70, e cila fitore e ka ngritur në vendin e dytë të renditjes tabelore.
Por, bazuar në rezultatin e ka publikuar në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), takimi ka përfunduar me rezultat të barabartë 79-79, transmeton Telegrafi.
Përveç se është një gabim trashanik i federatës, në histori të basketbollit nuk mbahet mend që ndonjë ndeshje të ketë përfunduar të barabartë dhe pikët të ndahen mes ekipeve respektive.
Ndryshe, gjatë fundjavës zhvillohet xhiroja e radhës ndërsa paraprakisht Peja do të luajë kundër Teodos në kuadër të Ligës Ballkanike. /Telegrafi/