Kjo video kishte si qëllim ironizimin e Hillary Clinton, por Trump ka shkelur në dërrasë të kalbur.
Qeveria ruse ka reaguar ndaj reklamës së Trump duke deklaruar se dëmton imazhin e Rusisë.
“Në video bëhet një krahasim mes Putin dhe një kasapi xhihadist duke i cilësuar si armiqtë e Amerikës. Një përpjekje e Trump për të na demonizuar”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të qeverisë ruse.
Trump prej kohësh ka shprehur simpati ndaj Vladimir Putin, por gafa e fundit mund të kompromentojë marrëdhëniet e tyre të mira, megjithëse në distancë. /Tema/
https://www.youtube.com/watch?v=unkJ5Zq-GeU