Sarah Michelle Gellar e ka ngatërruar George Michaelin me Boy George, kur ka dëgjuar se ikona e muzikës ka ndërruar jetë.
Ylli i muzikës vdiq nga pamjaftueshmëria e zemrës në moshë 53 vjeçare, ndërsa aktorja amerikane kishte menduar se ka vdekur Boy George.
“Vërtet dëshiron të më lëndosh? (Duke iu referuar këngës së Boy George, “Do You Really Want To Hurt Me”). Besoj se po. U prehsh në paqe Boy George. Kam qenë vërtet një prej fanseve tua më të mëdha”, kishte shkruar ajo në Twitter.
Fansat e saj kanë reaguar shpejt për t’ia bërë të qartë gabimin dhe aktorja e ka fshirë postimin duke e shkruar një tjetër.
“Po aq e pikëlluar edhe kur e merr informacionin e vërtetë. U prehsh në paqe George Michael. Faleminderit të gjithëve që më përmirësuat – akoma është po aq e pikëlluar”, ka shkruar Sarah më pas. /Telegrafi/