Në audicionin virtual të shfaqjes “Emmy Awards 2020” nuk ka shpëtuar pa pasur ndonjë ngatërrim.
Derisa po shpalleshin fituesit e kategorive të ndryshme, në ekran është shfaqur fituesi i aktorit më të mirë në zhanrin ‘dramë’, shkruan Daily Mail.
Në të thuhej se Jason Bateman ishte fituesi, përmes rolit të tij në filmin “The Outsider”.
Nuk kaloi shumë kohë, teksa u shfaq një tjetër njoftim ndërsa kërkonin falje për gabimin e bërë, ndërsa Jones nuk ishte fituesi i vërtetë.
“Kërkojmë falje, fituesi është shpallur gabimisht. Ne do ta rregullojmë tani”, shkruhej në ekran.
Pasi u zyrtarizua çmimi për Jones, ai kishte dhënë një intervistë në të cilën kishte anashkaluar gabimin.
Ai në rend të parë kishte vënë rëndësinë për çmimin që vajza e tij mori, të cilët hynë në histori për herë të parë.
Kjo për shkak se në të njëjtin vit, ata arritën që të rrëmbenin dy trofe përmes filmit “This is Us”. /Telegrafi/