Site icon Telegrafi

Gaf i meteorologut: Nesër do të jetë ftohtë, rreth -99 gradë celsius

Dimri i sivjetmë në Britani të Madhe është më i ftohti në 20 vitet e fundit. Britanikët, të cilët nuk janë mësuar me të ftohtë të tillë dhe masën e madhe të borës, mezi po e presin kohën më të nxehtë.

Meteorologu i BBC-së Daniel Corbett i ka “përkeqësuar” gjërat edhe më shumë. Gabimisht i ka lajmëruar teleshikuesit se temperaturat në Kent do të ulen deri në minus 99 gradë. Përndryshe, temperatura më e ftohtë e matur ndonjëherë, prej minus 89 gradësh, është matur në vendin për hulumtime në Vostok, në Antarktik. Atje temperatura është në mes minus 30 e minus 60 gradë për shkak të erërave të shpejta arktike.

Gafi i meteorologut të BBC-së vjen vetëm disa ditë pasi që banorët e Londrës në parashikimet e motit kanë kuptuar se po vjen një valë e nxehtësisë. Meteorologia Kirsty McCabe u ka thënë se koha do të nxehet dhe u ka treguar hartën ku shkruante 232 gradë celsius.

Exit mobile version