Site icon Telegrafi

Gaddafi “adoptoi” fshatin italian

Lideri ekscentrik zbuloi fshatin duke u vozitur nëpër rrugët dytësore, pasi kishte frikë se tuneli mund të shembej pas tërmetit i cili goditin L’Aquilan.

Gadaffi dhe përcjellja e tij u ndalën në Antrodoca duke mos e ditur se aty do të jenë të mirëseardhur nga popullata lokale.

Lideri i Libisë mbeti i prekur nga ky gjest, menjëherë mësoi se banorët po ballafaqoheshin me shumë probleme, sidomos sa i përket punësimit dhe mungesës së turistëve dhe vendosi t’i ndihmonte ata.

“Ma keni robëruar zemrën dhe nuk mund t’iu harroj”, tha Gaddafi duke u larguar nga fshati dhe vërtetë mbajti premtimin e dhënë.

Menjëherë dërgoi në fshat një korrier të vetin, vile edhe ambasadorin me seli në Romë, Hafed Gaddur, për tu marrë vesh për ndihmat financiare.

Gadaffi u premtoi atyre ndihmë në zhvillim, duke e shndërruar njërën prej ndërtesave historike në hotel luksoz, ai po ashtu premtoi ambalazhimin e ujit mineral nga burimet e maleve, si dhe ndërtimin e një stadiumi dhe një qendre sportive. /Telegrafi/
 

Exit mobile version