Site icon Telegrafi

Gadafi i fton italianet të konvertohen në Islam

Gadafi, i cili ndodhet në Romë në samitin e OKB-së për ushqim, e kishte reklamuar ngjarjen përmes një agjencie.

Ai ka kërkuar “500 vajza atraktive” dhe u ka premtuar 60 euro dhe disa dhurata nga Libia, njoftoi agjencia italiane ANSA.

Disa gra që kanë qenë të pranishme në tubimin i kanë thënë agjencisë se ato ishin ofenduar nga predikimet dy orëshe të Gadafit mbi Islamin.

Të tjerat kanë thënë se kanë pritur një mbrëmje më fisnike.

Ambasadori i Libisë në Romë ka thënë se Gadafi kishte planifikuar takime të ngjashme gjatë vizitës tre ditore në Romë. /REL/

Exit mobile version