Telegrafi

Gaçe i thotë Çanit: Do ta zmadhoj gjoksin me paratë tua

Mapo raporton se Aurela e ka nisur mjaft mbarë natën promovuese, ku ishin të pranishëm shumë emra të njohur, ndërsa ajo ka shkëmbyer batuta me gazetarin dhe moderatorin Arjan Çani, të cilit i ka thënë:

“Kur më ke ftuar për herë të parë në emision as ti s’më njihje mirë dhe as unë. Ti në atë kohë më pyete pse nuk e kam bërë gjoksin operacion dhe në atë kohë nuk dija ç’të të thosha, se isha tepër e re. Ndërsa tani të premtoj që do e bëj operacion gjoksin nëse ti vjen çdo fundjavë te ky lokal”. /Telegrafi/