Telegrafi

Gabriel: Turqia të mos shkojë më tepër drejt Lindjes

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel ka deklaruar sot se është interes i përbashkët i BE-së për të siguruar që Turqia të mos shkojë më tepër drejt Lindjes.

Grabriel me ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von Der Lejen, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel, ku ka vënë në dukje se për shkak të pranisë së madhe të qytetarëve turq, Gjermania është bërë një vend objektiv ku kryhen fushatat zgjedhore të partive turke.

“Interesi i përbashkët i NATO-s dhe BE-së është që të sigurojnë që Turqia mos të shkojë më tej drejt Lindjes. Dhe kjo është një nga shkaqet që ne së bashku jemi pranë për uljen e tensioneve”, tha Gabriel.

Pasi ka rikujtuar se presidenti turk Erdogan ka mbajtur shumë herë fjalime në Gjermani, ministri Garbiel ka kërkuar që tensionet e politikës së brendshme turke, të mos eksportohen në Gjermani.