Telegrafi

Gabriel: Kisha të drejtë që zgjodha Arsenalin para Manchester Unitedit

Gabriel dos Santos Magalhaes apo i njohur vetëm si Gabriel e pranon se zgjodhi Arsenalin para Manchester Unitedit kur u largua nga Lille verën e vitit të kaluar.

Mbrojtësi brazilian ka deklaruar se ai u ndikua nga tifozët e Arsenalit për të ardhur në Londrën Veriore pasi u përmbyt me mesazhe mirëseardhje.

Ai ka zbuluar se refuzoi transferimin te rivalët e Unitedit për të kaluar në Emirates Stadium.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Gabriel

“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Ligën Premier. Dhe të gjithë e njohin Arsenalin si një nga klubet më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Gabriel për talkSPORT.

“Është e vërtetë që Manchester United ishte gjithashtu i interesuar, por unë isha gjithmonë i përqendruar në bashkimin me Arsenalin”.

“Tifozët më dërguan disa mesazhe dhe kjo ishte shumë e rëndësishme në vendimin tim”.

Gabriel gjatë një dueli me Cavanin

“Duke qenë këtu për ca kohë tani, jam i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur”.

“Jam shumë i lumtur këtu, kam bërë disa miqësi fantastike dhe shpresoj se mund të fitojmë trofe”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/