Gabriel dos Santos Magalhaes apo i njohur vetëm si Gabriel e pranon se zgjodhi Arsenalin para Manchester Unitedit kur u largua nga Lille verën e vitit të kaluar.
Mbrojtësi brazilian ka deklaruar se ai u ndikua nga tifozët e Arsenalit për të ardhur në Londrën Veriore pasi u përmbyt me mesazhe mirëseardhje.
Ai ka zbuluar se refuzoi transferimin te rivalët e Unitedit për të kaluar në Emirates Stadium.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar të luaj në Ligën Premier. Dhe të gjithë e njohin Arsenalin si një nga klubet më të mirë në botë”, ka thënë fillimisht Gabriel për talkSPORT.
“Është e vërtetë që Manchester United ishte gjithashtu i interesuar, por unë isha gjithmonë i përqendruar në bashkimin me Arsenalin”.
“Tifozët më dërguan disa mesazhe dhe kjo ishte shumë e rëndësishme në vendimin tim”.
“Duke qenë këtu për ca kohë tani, jam i sigurt se kam bërë zgjedhjen e duhur”.
“Jam shumë i lumtur këtu, kam bërë disa miqësi fantastike dhe shpresoj se mund të fitojmë trofe”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/