Futbolli është një nga ato sportet që të jep mundësi të bëhesh dikush në jetë.
Shembulli më i mirë për këtë është sulmuesi i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, i cili nga një adoleshent i varfër vite me parë, sot ia ka siguruar jetën githë familjes.
Jesus në vitin 2014 ishte pjesë e Palmeiras dhe ngjyroste rrugët e San Paolos (Brazil), kështu fitonte katër mijë euro në vit, ndërsa tre vite më vonë kur nënshkroi me klubin anglez fiton 86 mijë euro në javë.
Atëherë 17-vjeçari kishte ëndërr futbollin evropian, ndërsa sot është realitet, dhe e gjitha kjo me punë dhe përkushtim.
Në vit Jesus fiton 4.6 milionë euro nga City, ndërsa në 11 paraqitje në Ligën Premier ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/