Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar sot do ta vizitojë Shqipërinë.
Escobar do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka dhe kryetarin e Parëtisë Demokratike (PD), Lulzim Basha si dhe udhëheqës të tjerë, ku siç thonë nga Ambasada amerikane në Tiranë.
“Më 9 dhjetor, zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Joe Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane në Tiranë.
Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e medieve.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.
Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Mal të Zi.
Vizita e Escobar zhvillohet vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana e tij, Basha ka thërritur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor. /TCH/