I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në javë që po lëmë pas ka qëndruar për vizitë në Kosovë ku edhe pati takime me kryeministrin Albi Kurti, presidente Vjosa Osmani dhe liderët e opozitës.
Ndërsa, këto ditë ai po qëndron në Vjenë pianistit nga Kosova, Zakir Popja është takuar me të teksa këtë e ka treguar përmes një postimi në Facebook.
Popaj gjithashtu edhe ka publikuar disa imazhe ku shihet përkrah emisarit amerikan.
Popaj tha se imazhet janë realizuar pas koncertit të mbajtur në Palais Schönborn-Batthyany duke thënë se “rasti është mbret i botës”.
Më poshtë postimi i plotë i Zakir Popaj:
Rasti mbret i botës
Gabrijel Eskobar
Pas koncertit në Palais Schönborn-Batthyány në Vjenë.
Çdokush mund të ju dojë kur ka diçka për të fituar nga ju, por të duash kur nuk ka asgjë në këmbim, tregon dashuri të vërtetë dhe një zemër të pastër.
/Telegrafi/