Telegrafi

Gabriel dhe Declan Rice kishin debat të nxehtë gjatë ndeshjes me Fulham ku në fund pësuan disfatë

Gabriel u pa duke shprehur zhgënjimin e tij me Declan Rice gjatë humbjes së Arsenalit ndaj Fulhamit me rezultat 2-1

Topçinjtë u mundën në “Craven Cottage” pavarësisht se shënuan të parët përmes Bukayo Saka.

Momente përpara se nikoqirët të shënon golin e epërsisë, Gabriel dhe Rice u përfshinë në një debat të ashpër – ku dukej sikur braziliani ishte i pakënaqur me shokun e tij të skuadrës.

Kjo ishte humbja e dytë me radhë për Arsenalin.

Humbja do të thotë që Topçinjtë do ta mbyllin vitin në vendin e katërt me 40 pikë, vetëm një më shumë se Tottenhami që është i pesti. /Telegrafi/